Nga vajzat, edhe te djemtë 13-vjeçarë: Çfarë duhet të dimë për vaksinën kundër HPV-së?

Nga vajzat, edhe te djemtë 13-vjeçarë: Çfarë duhet të dimë për vaksinën kundër HPV-së?

HPV është një “virus i heshtur” që shpesh nuk shfaq simptoma, por mund të qëndrojë për vite në organizëm dhe, në disa raste, të çojë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të kancerit. Fillimisht vaksina kundër HPV-së ishte e rekomanduar vetëm për vajzat, por në Shqipëri prej janarit të këtij viti, janë përfshirë edhe djemtë 13-vjeçarë. Por a është i nevojshëm vaksinimi i një fëmije të shëndetshëm për ta mbrojtur nga rreziqet e mundshme shëndetësore në të ardhmen? Për të folur në lidhje me këtë, në emisionin “Aldo Morning Show”, këtë të enjte, më 23 korrik, ishte i ftuar mjeku obstetër-gjinekolog Astrit Bimbashi, i cili pohoi se, me anë të vaksinës, të rinjtë do të mbrohen nga llojet e ndryshme të kancerit dhe jo vetëm prej këtij virusi, sepse viruset dhe bota virale janë pjesë e zakonshme edhe e vetë trupit të njeriut. Sipas gjinekologut, zgjerimi i vaksinimit...