Mjekët shpjegojnë pse nuk është mirë të flemë në një pozicion
Shumë njerëz zgjohen me duar që u dridhen, shpatulla të ngurta dhe ankesa të ngjashme, duke menduar se thjesht kanë fjetur në mënyrë të çuditshme. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se problemi mund të lidhet me pozicionin në të cilin kalojmë natën. Ky është një pozicion në të cilin krahët janë të përkulur dhe të tërhequr drejt gjoksit, dhe shpesh quhet "pozicioni T-rex" në mediat sociale, raporton Index.hr. “Kur flini me krahët e përkulur dhe të shtrënguar, mund të ushtroni presion mbi nervat në bërryla ose kyçe”, tha Dr. Rad Dasgupta për HuffPost. Ai shtoi se kjo mund të shkaktojë mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash dhe dhimbje në shpatulla. Kur është koha për një kontroll? Fizioterapisti Kieran Sheridan thotë se shpesh has njerëz që thonë se duhet t’u...
Burimi:
syri.net