Më të lartat në 10 vjet, gonhorreja dhe sifilizi arrijnë shifra rekord në Europë! Më të prekurit, burrat…
Infeksionet seksualisht të transmetueshme (SST), përfshirë gonhorrenë dhe sifilizin, kanë arritur nivele rekord në Evropë, sipas të dhënave të reja. Qendra Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se të dyja sëmundjet arritën nivelet më të larta në më shumë se 10 vjet gjatë vitit 2024. Gonhorreja arriti në 106,331 raste, një rritje prej 303% që nga viti 2015, ndërsa sifilizi numëron 45,557 raste, më shumë sesa dyfishi i numrit të mëparshëm. Agjencia shëndetësore tha se “boshllëqet në zgjerimin e testimit dhe parandalimit” janë pjesërisht përgjegjëse për rritjen e transmetimit dhe bëri thirrje për veprim urgjent. “Këto infeksione mund të shkaktojnë komplikime serioze, si dhimbje kronike dhe infertilitet, dhe në rastin e sifilizit, probleme me zemrën ose sistemin nervor,” tha Bruno Ciancio, drejtues i...
Burimi:
sot.com.al