Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

Infeksionet e syve shtohen në verë, mjeku okulist: Kondicioneri, dielli dhe pishinat, shkaktarët kryesorë

Rritja e temperaturave gjatë sezonit të verës shoqërohet me një shtim të ndjeshëm të rasteve të infeksioneve dhe irritimeve të syve, të favorizuara nga ekspozimi ndaj diellit, nxehtësisë, pluhurit, ujit të detit dhe pishinave, por edhe nga përdorimi i pakujdesshëm i kondicionerëve dhe mungesa e higjienës. Mjekët okulistë paralajmërojnë se simptoma si skuqja, djegia, kruajtja, lotimi apo sekrecionet nuk duhet të neglizhohen, pasi në shumë raste mund të jenë shenjë e një infeksioni bakterial ose viral që kërkon trajtim të specializuar. I ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri”, mjeku okulist Rubin Topi shpjegoi se gjatë verës krijohen kushtet ideale për shfaqjen e patologjive të syrit, pasi ndikojnë një sërë faktorësh mjedisorë. “Gjithmonë stina e verës është e shoqëruar me patologjitë tipike, sepse është një kombinim i...