“Shqipëria po digjet nga cepi në cep”/ Balliu: 4mln euro për Kanye West! Qeveria ka para për luksin, por…
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë për paaftësi në menaxhimin e situatës së zjarreve në vend, duke deklaruar se mungesa e mjeteve dhe pajisjeve të nevojshme po rrezikon jetën e qytetarëve dhe zjarrfikësve. Në një deklaratë për mediat, Balliu tha se Shqipëria po përballet me zjarre në disa zona, ndërsa sipas tij qeveria nuk ka siguruar kapacitetet e nevojshme për përballimin e situatave emergjente. “Shqipëria po digjet, nga cepi në cep”, u shpreh deputeti demokrat, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk i ka dhënë prioritet sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjes së territorit. Balliu e cilësoi situatën si një “dështim kriminal në prioritetet” e qeverisë. Deputeti i PD-së kritikoi investimet që, sipas tij, janë bërë për koncerte, spektakle dhe projekte të tjera,...
Burimi:
sot.com.al