Zjarr në fshatin Lugaxhi të Elbasanit, i afrohet zonave të banuara

Zjarr në fshatin Lugaxhi të Elbasanit, i afrohet zonave të banuara

Një zjarr ka përfshirë mesditën e sotme masivin pyjor në fshatin Lugaxhi, në Njësinë Administrative Labinot Mal, duke avancuar drejt zonës së banuar. Zjarrfikësit, emergjencat civile dhe banorët janë angazhuar për izolimin e flakëve dhe mbrojtjen e banesave. Terreni i vështirë po e vështirëson ndërhyrjen, ndërsa operacioni për shuarjen e zjarrit vijon. Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar. Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të shmangin afrimin pranë vatrave dhe të ndjekin udhëzimet e emergjencave.