I nxehti ndikon edhe në shëndetin mendor/ Ekspertët paralajmërojnë për rritje të ankthit dhe agresivitetit
Temperaturat ekstreme nuk dëmtojnë vetëm organizmin, por mund të shkaktojnë edhe probleme të shëndetit mendor, duke rritur irritimin, ankthin dhe madje edhe sjelljet agresive. Me valët e të nxehtit që po prekin gjithnjë e më shumë Europën, ekspertët paralajmërojnë se ndikimi i tyre nuk është i njëjtë për të gjithë. Psikologia klinike Susan Albers nga Cleveland Clinic tha për Euronews se studimet tregojnë se në ditët më të nxehta rriten rastet e agresivitetit, zemërimit në trafik, dhunës dhe vizitave në urgjencë për probleme të shëndetit mendor. Sipas saj, temperaturat e larta e vendosin trurin nën stres, pasi ai duhet të punojë më shumë për të mbajtur trupin të freskët. Kjo lë më pak energji për të kontrolluar emocionet dhe për të ruajtur qetësinë. Ekspertët theksojnë...
Burimi:
sot.com.al