“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

“Hidratim dhe shmangie të ekspozimit gjatë pikut”, ISHP: Si të ruheni nga ditët e nxehta

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën, por edhe Ballkanin, ka sjellë temperatura të larta, të cilat mund të shkaktojnë probleme shëndetësore te popullata nëse nuk tregohet kujdes. Ekspertët e shëndetit publik këshillojnë qytetarët të shmangin daljet gjatë orareve të pikut, sidomos nga ora 11:00 deri në 18:00. “Disa nga rekomandimet dhe këshillat që ne japim janë kufizimi ose shmangia e daljeve gjatë orareve të pikut, nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Këshillohet qëndrimi në ambiente të freskëta dhe mbajtja e trupit të hidratuar dhe të freskët. Nëse është e nevojshme të dalim jashtë, duhet të vishemi me rroba sa më të lehta dhe me ngjyra të çelëta, të mbajmë syze dielli, kapele ose çadër, si dhe të kemi gjithmonë me vete një...