Gara për vaksinën kundër Ebolës

Gara për vaksinën kundër Ebolës

Tre vaksina të reja janë në zhvillim kundër një lloji të rrallë të virusit Ebola, i cili po shkakton shqetësim të madh në Afrikën Qendrore, ndërsa shkencëtarët po përpiqen të ndalin përhapjen e një prej shpërthimeve më serioze të viteve të fundit. Sipas raportimeve, bëhet fjalë për variantin Bundibugyo të Ebolës, një lloj për të cilin aktualisht nuk ka ende vaksinë të licencuar. Deri tani janë regjistruar mbi 1 mijë raste të dyshuara dhe më shumë se 250 viktima, kryesisht në Republikën Demokratike të Kongos, ndërsa raste janë raportuar edhe në Ugandën fqinje. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se përmasat reale të shpërthimit mund të jenë më të mëdha, pasi jo të gjitha mostrat janë testuar ende. Në javët e fundit janë hetuar edhe...