Dita Botërore Pa Duhan, alarm për nikotinën tek të rinjtë! Eksperti: Nga 10 të sëmurë me kancer, 9 janë duhanpirës
Në “Ditën Botërore pa Duhan”, institucionet shëndetësore ngrenë alarmin për rritjen e përdorimit të produkteve të nikotinës, veçanërisht mes të rinjve. Roland Shuperka, ekspert i kontrollit të duhanit thotë për mediat se pasojat e varësisë nga nikotina, shkojnë deri në sëmundjet kancerogjene që vijnë nga djegia dhe toksinat. “Nga 10 të sëmurë me kancer të mushkërive, 9 janë duhanpirës me ty duhani. Njëkohësisht, 19% është shkalla e incidencës së sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë që shkakton pirja e duhanit, edhe në Shqipëri”, thotë Shuperka. Edhe sot pas 12 vitesh nga hyrja në fuqi e ligjit kundër duhanit, zbatimi nuk është ende në nivele të kënaqshme. Shuperka thotë se për shkelësit e përsëritur gjobat kanë qenë të majme, por kjo situatë ka krijuar një terren ku inspektorët e...
Burimi:
sot.com.al