Nga shalqiri te çajrat, ja çfarë duhet të konsumoni në këto ditë të nxehta vere

Nga shalqiri te çajrat, ja çfarë duhet të konsumoni në këto ditë të nxehta vere

Temperaturat e nxehta të verës janë dërrmuese në shumë aspekte. Ushqimi është një prej tyre. Vala e të nxehtit ka tendencën të mundë oreksin dhe të shkaktojë një parehati të vazhdueshme. Pikë së pari, kur temperaturat nuk dinë të ulen, duhet të pini shumë ujë që të rimëkëmbni nivelin e lëngjeve të humbura nëpërmjet djersës. USHQIMET QË DUHEN KONSUMUAR Shalqiri Është një frut i shijshëm dhe perfekt për këtë stinë. Shalqiri përmban likopen që mund t’ju mbrojë nga dëmet e ekspozimit në diell. Likopeni është një pigment që u jep frutave dhe perimeve ngjyrën e ndezur të kuqe. Burime të tjera të likopenit janë domatet, papaja e gatuar, qitro ngjyrë rozë etj. Luleshtrudhet janë të kuqe, por ngjyra e tyre vjen nga një përbërës tjetër...