Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Lidere e guximshme dhe mike e SHBA”, Vjosa Osmani merr letër nga Donald Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë një letër nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Në letrën dërguar Osmanit, Trump e falenderon për përkushtimin ndaj miqësisë me SHBA-në dhe lidershipin e saj të guximshëm. Sipas Presidencës, në letrën e tij, Presidenti Trump vlerëson vendimin e Kosovës për të pranuar shtetas nga vende të treta si një tregues i gatishmërisë për bashkëpunim me SHBA-në, duke theksuar se ky hap reflekton forcën dhe dhembshurinë e popullit kosovar. Postimi i presidencës: Presidentja Vjosa Osmani merr letër nga Presidenti Trump: E falënderon për lidershipin e guximshëm dhe e quan mike të vërtetë të Shteteve të Bashkuara Sot, Presidentja Osmani ka marrë një letër nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në të cilën ai e...