Lezhë/ Zbardhet emri i të plagosurit me armë zjarri në Manati, në gjendje shumë të rëndë
Zbardhet identiteti i personit të plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në fshatin Manati të Lezhës. I plagosuri është Daniel Pikuli, i cili ndodhet në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Pikuli ka marrë një plagë në pjesën e barkut dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin Rajonal të Lezhës, është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15, ndërsa rrethanat mbeten ende të paqarta. Policia vijon kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi...
Burimi:
syri.net