PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ kundër protestave

PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ kundër protestave

Gazment Bardhi TIRANË-Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për shfuqizimin e “paketës antidhunë” të qeverisë, e cila përfshin dy akte normative dhe një vendim të Këshillit të Ministrave. Njoftimi u dha në një deklaratë për mediat nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili deklaroi se e drejta për të protestuar nuk mund të cenohet, të intimidohet apo të shuhet përmes dhunës policore, shoqërimeve të paligjshme në komisariate apo vendosjes së gjobave në kundërshtim me ligjin. Opozita kërkon edhe pezullimin e zbatimit deri në shqyrtimin përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. PD ka kërkuar edhe thirrjen në Komisionin për të Drejtat e Njeriut të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për të dhënë llogari mbi...