10 milionë euro pasuri të sekuestruara! Pallat, toka, apartamente dhe 25 mjete të bllokuara
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin italian G.T., administrator i një shoqërie, i akuzuar për tre vepra penale: mashtrim, fshehje të ardhurash dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Në kuadër të hetimit, janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë rreth 10 milionë euro, që i përkasin subjektit nën hetim. Sipas Prokurorisë, nga hetimet disa mujore dyshohet se administratori italian, përmes shoqërisë ka përfituar lëndë të parë nga subjekte të ndryshme ekonomike, duke u premtuar furnitorëve pagesa ose apartamente. Më pas, ai dyshohet se ka mohuar furnizimet dhe detyrimet financiare ndaj tyre, ndërsa materialet e marra janë përdorur për prodhimin dhe shitjen e betonit. Sipas organit të akuzës, furnizimet e pafiskalizuara dhe shitja e betonit dyshohet...
Burimi:
javanews.al