Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Lezha në terr! Digjet transformatori, qindra banorë mbeten pa energji
Qindra banorë në Njësitë Administrative Fushë-Kuqe në Kurbin dhe Shenkoll në Lezhë janë pa energji elektrike që prej mëngjesit të së shtunës. Shkak është bërë djegia e një transformatori në nënstacionin elektrik të Fushë-Kuqes, duke shkaktuar këtë situatë. Për këtë arsye do të reduktohet edhe furnizimi me ujë në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot Raportohet se po punohet për zëvendësimin e transformatorit të djegur dhe rikthimin e energjisë në zonat ku mungon.