Levan – Tepelenë / Përmbyset mjeti i rëndë me inerte në kthesën e Poçemit

Levan – Tepelenë / Përmbyset mjeti i rëndë me inerte në kthesën e Poçemit

Një mjet i tonazhit të rëndë, i ngarkuar me inerte, është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Levan – Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa shkaqet e humbjes së kontrollit nga drejtuesi ende nuk dihen. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI” Për pasojë, qarkullimi në aksin nacional është bllokuar për disa minuta, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të normalizuar situatën dhe për të zbardhur shkaqet e aksidentitReklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ” Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA” Reklama në FieriWeb - "REKLAMO KËTU"