LETRA E VELIAJT NGA QELIA, HAJDARI: AS I PAPUNE NUK JAM, AS KAM ENDERRUAR, LARG QOFTE, TE ME PUNESOJE LALI ERI
Arbër Hajdari ka reaguar pas përmendjes së emrit të tij në letrën e publikuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili pretendon se kryeministri Edi Rama i ka kërkuar të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe t’ia delegojë atë Hajdarit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari ka mohuar çdo lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar pretendimet si thashetheme dhe fantazi. “Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri!”, shkruan ai. Hajdari shton se fundjavat i kalon pranë njerëzve në nevojë, ndërsa ironizon diskutimet politike që, sipas tij, janë të mbushura me thashetheme. Reagimi i tij vjen pasi Veliaj publikoi një letër, në të...
Burimi:
ntv.al