Letër drejtuar mësueses: “Silluni me fëmijën tim, siç do të donit të sillej dikush tjetër me fëmijën tuaj”

Letër drejtuar mësueses: “Silluni me fëmijën tim, siç do të donit të sillej dikush tjetër me fëmijën tuaj”

“Silluni me fëmijën tim, siç do të donit të sillej dikush tjetër me fëmijën tuaj” Në këtë artikull ju sjellim një letër të shkruar nga Linda Bushgjokaj për mësuesen e djalit të saj. Ajo shpreh ashtu sikurse çdo prind, shqetësimet për fillimin e shkollës dhe për disa lehtësira që çdo mësues duhet t’ia krijojë fëmijëve. Që nga shmangia e të bërtiturës, e deri tek disa zakone, të cilat fëmijët i bëjnë rutinë në përditshmëri, por që mësuesi duhet t’i durojë me qetësi. “E dashur mësuese,Po ju drejtohem ju, personit me të cilin tani e tutje, do të ndaj edukimin e fëmijës tim. Po fillon viti i ri shkollor, më i vështiri që kam përjetuar unë deri tani. Është hera e parë që një vit shkollor fillon sikur të ishte kohë luftë. Është hera e parë që nxënësit e shohin shkollën e tyre pas gjashtë muajsh. Është hera...