Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Lejuan ndërtimet pa leje në breg të detit, e pësojnë punonjësit e IMT Himarë
Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” ndërsa shkak kanë qenë një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi. Pesë punonjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit dhe drejtuesi i kësaj drejtorie në Bashkinë e Himarës janë pezulluar mëngjesin e sotëm me vendim të kryetarit të bashkisë së qytetit bregdetar, Vangjel Tavo. Kryebashkiaku i Himarës ka pezulluar nga detyra punonjësit e IMT dhe drejtuesin, ndërsa shkak për këtë kanë qenë një sërë ndërtimesh dhe objektesh pa leje në Drimadhe, Jalë dhe Dhërmi. Raportohet se disa ditë më pare pati edhe procedime penale. Mbrëmjen e së dielës, në orën...