“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit
Qytetarët që përfitojnë nga skema e rimbursimit të barnave kanë tashmë më shumë alternativa për trajtimin e problemeve të tyre shëndetësore. Gjatë këtij viti, listës së barnave të rimbursueshme i janë shtuar 155 medikamente të reja. Për këtë ndryshim dhe përfitimet që sjell për pacientët, foli drejtori i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Kukës. “Për vitin 2026 numri i ilaçeve janë shtuar 155 ilaçe të reja krahasuar me një vit më parë. Në përgjithësi ilaçet e reja që janë shtuar janë ilaçe më cilësore dhe pacientët janë shumë të kënaqur nga këto ilaçe që përfshijnë kryesisht sëmundjet e diabetit”, tha Liman Morina. Pjesë e skemës së rimbursimit janë kategori të ndryshme pacientësh, të cilët përfitojnë mbështetje për medikamentet që u nevojiten....
Burimi:
javanews.al