Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Legalizimi i kanabisit/ Miratohet udhëzimi i ri: Kush përfiton e kush përjashtohet
Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për përcaktimin e formatit të lejes për ushtrimin e aktiviteteve të lidhura me prodhimin e kanabisit për qëllime industriale dhe kritereve për aktivitetet e përfshira në leje”. Udhëzimi i ri për prodhimin e kanabisit për qëllime industriale përcakton formatin zyrtar të lejes dhe kushtet që duhet të plotësojnë subjektet që kërkojnë të angazhohen në këtë sektor. Leje të lëshohen për aktivitete si importi i farës, fidanit, klonit ose bimës mëmë, kultivimi për përfitimin e lules, fibrës ose farës, përpunimi, magazinimi, transporti dhe eksporti i nënprodukteve apo produkteve përfundimtare. Lejet mund të përfshijnë një ose disa prej këtyre aktiviteteve, duke lejuar që subjektet të jenë fleksibël sipas kapaciteteve dhe planit të tyre të zhvillimit. Transporti mund të delegohet...