Ledion Liço konfirmon sezonin e 6 të BBVA, jep sinjalin e parë

Ledion Liço konfirmon sezonin e 6 të BBVA, jep sinjalin e parë

Moderatori Ledion Liço ka dhënë sinjalin e parë publik për rikthimin e “Big Brother VIP Albania” me edicionin e gjashtë, përmes një postimi në Instagram. Liço ka publikuar një fotografi të realizuar në një ambient elegant, ku shfaqet i ulur në një divan, ndërsa përpara tij ndodhet një televizor me logon e “Big Brother VIP Albania”. “Thonë që ju ka marrë malli…”, ka shkruar moderatori krahas imazhit, duke lënë të kuptohet se përgatitjet për sezonin e ri janë në zhvillim. Postimi ka marrë menjëherë reagime nga ndjekësit dhe personazhe të njohur të spektaklit, mes tyre edhe ish-banorja Sara Gjordeni, e cila ka komentuar me humor: “Mu duk si zarf i zi. Jam akoma me pasoja…”. Prej disa javësh, në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë...