Lavrov kërcënon Gjermaninë: Akuzat kundër Rusisë janë fillimi i një lufte të vërtetë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka hedhur poshtë akuzat gjermane për përfshirjen e Moskës në incidentin me një dron të pajisur me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut dhe ka paralajmëruar se pretendimet kundër Rusisë mund të çojnë në një përshkallëzim serioz. “Akuzat kundër Rusisë janë fillimi i një lufte të vërtetë”, deklaroi Lavrov, duke i cilësuar pretendimet e Berlinit si një provokim të nxituar. Incidenti në aeroportin Leipzig/Halle është kthyer në një çështje të ndjeshme mes Gjermanisë dhe Rusisë. Autoritetet gjermane dyshojnë se droni i zbuluar pranë një avioni transporti ukrainas kishte karakteristika të teknologjisë ruse dhe ishte i ngarkuar me eksplozivë. Hetimet gjermane kanë çuar deri tani te dy persona të dyshuar për përfshirje në operacion. Njëri prej tyre është një burrë me...
Burimi:
ntv.al