Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Largoi 950 mijë euro verëra nga vila e Ergys Agasit, lihet në burg Eno Agasi

Gjykata ka lënë në burg kushëririn e Ergys Agasit, Eno Agasin, i akuzuar se ka larguar verëra me vlerë 950 mijë euro nga vila e kushëririt të tij. Lajmi raportohet nga gazetarja Klodiana Lala. Eno Agasi u arrestua pak ditë më parë në Tiranë, ndërsa hetimet për të u kryen nga prokurori Bledar Valikaj. Pasi caktoi masën e sigurisë, Gjykata e Tiranës vendosi ta kalonte çështjen në kompetencë të SPAK-ut. Eno Agasi akuzohet për pengim të së vërtetës.