Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Një hetim i gjerë në Filadelfia ka zbuluar materiale tronditëse në një banesë të njohur si “Shtëpia e Tmerreve”, ku jetonte Raymond “R.C.” Horsch, një producent filmash pornografikë me përmbajtje të dhunshme, i cili dyshohet se mund të ketë lidhje me zhdukjen e disa grave. Policia e Filadelfias, në bashkëpunim me FBI-në, po heton prej muajsh pronën në zonën Olney, në bllokun 400 të West Chew Avenue. Horsch, i cili ndërroi jetë në maj të vitit 2025, në moshën 82-vjeçare, jetonte aty së bashku me djalin e tij, Eugene. Gjatë kontrolleve, hetuesit kanë sekuestruar qindra mijëra fotografi, dhjetëra mijëra video dhe mijëra faqe me shkrime, dorëshkrime e vizatime. Sipas autoriteteve, disa prej materialeve janë me përmbajtje veçanërisht të rëndë dhe po shqyrtohen si pjesë e...