Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

Disa hedhin gurë, kapsolla e sende të forta, të tjerët kërcejnë dhe këndojnë! Bulevardi me ‘dy fytyra’ i rinisë, ja situata e protestës para Kryeministrisë

Ndryshe nga nëntë ditët e mëparshme të protestës së dhunshme, situata mbrëmjen e sotme paraqitet më e qetë. Por nuk kanë munguar as disa momente tensioni. Disa protestues të rinj që janë të pranishëm në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kanë thyer një vazo me lule. Gjithashtu ka edhe protestues që hedhin gurë dhe sende të forta drejt autobotit të ujit të policisë. Ndërkohë disa pranë tyre kërcejnë dhe këndojnë këngën e Vitit të Ri.