Britania akordon 5 milionë paund për Ballkanin, fonde edhe Shqipërisë kundër emigracionit të paligjshëm!

Britania akordon 5 milionë paund për Ballkanin, fonde edhe Shqipërisë kundër emigracionit të paligjshëm!

Mbretëria e Bashkuar do të akordojë deri në 5 milionë paund për të mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe krimit të organizuar. Paketa e re e ndihmës për vendet e rajonit, ku bën pjesë edhe Shqipëria, u njoftua nga ministri i Shtetit për Evropën në Mbretërinë e Bashkuar, Lord Wood of Anfield, në Samitin e Procesit të Berlinit, që po zhvillohet në Mal të Zi. Financimi synon të mbështesë institucionet e vendeve të rajonit përmes trajnimeve, ekspertizës britanike dhe forcimit të shkëmbimit të informacionit, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe parandalimin e shfrytëzimit të emigrantëve. Nga Budva, ministri britanik deklaroi se bandat kriminale kanë shfrytëzuar prej kohësh rajonin, duke përfituar nga njerëzit e pambrojtur dhe duke rrezikuar...