Nations League, dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Izrael
Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi opinionin se biletat për ndeshjen Kosovë –Izrael, në kuadër të Ligës së Kombeve – Liga B, e cila zhvillohet më datë 14 nëntor 2026 në orën 15:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje. Biletat mund t’i blini në linkun e mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 20 euro, Lindje 30 euro, Perëndim 50 euro, VIP 150 euro. Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjidhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta si dhe fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu...
Burimi:
gijotina.com