“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…
Profesor Ervin Karamuço i ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, u shpreh se “në 36 vite ne thjesht përsërisim histori, fenomene, qoftë dhe shpërblimet”. Duke folur për shpërblimin prej 2500 euro për policët në frontin e protestës nga ana e kryeministrit Edi Rama, Karamuço tha se është një mënyrë për t’i motivuar, por sipas tij, nuk është zgjidhja. “Ne na ka rënë goja në këtë studio, duke thënë rritni pagat. Edhe ata kanë të njëjtat probleme si protestuesit”, vijoi Karamuço. Sipas tij, në protestë ka dhunë nga të dyja palët. “Këtu i besojmë një shteti, shtetit të së drejtës. Ajo këmba e thyer, qoftë e policit dhe protestuesit. Janë trauma shumë të rëndë për fëmijët dhe për ne. Ne diskutonim një natë për...
Burimi:
javanews.al