Bajraktari kërkon dorëheqjen e Ramës: Ambasadori Eric Wendt dhe BE të ndërhyjnë për qeveri teknike
Biznesmeni dhe aktivisti shqiptaro-amerikan kërkon përfshirjen e përfaqësuesve perëndimorë në dialogun mes protestuesve, qeverisë dhe opozitës. Bajraktari i bën thirrje Edi Ramës të japë dorëheqjen dhe të hapë rrugën për një tranzicion paqësor të pushtetit. Biznesmeni dhe aktivisti shqiptaro-amerikan Harry Bajraktari u ka bërë thirrje ambasadorit amerikan Eric Wendt dhe përfaqësuesve evropianë që të angazhohen në zhvillimet politike në Shqipëri, me synimin për të krijuar kushtet për formimin e një qeverie teknike. Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Bajraktari kërkon që përfaqësuesit ndërkombëtarë të përfshihen në komunikimin me protestuesit, qeverinë dhe opozitën, për të garantuar një proces që, sipas tij, do të çonte drejt zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe demokratike. “Edi Rama nuk mund ta mbajë vendin peng. Ai duhet të ndalë...
Burimi:
syri.net