Lapaj paditi KAS dhe KQZ që e lanë pa mandat deputeti, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin më 13 gusht

Lapaj paditi KAS dhe KQZ që e lanë pa mandat deputeti, Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimimin më 13 gusht

Adriatik Lapaj TIRANË- Kolegji Zgjedhor do ta shqyrtojë kërkesën e koalicionit "Nisma Shqipëria Bëhet", më datë 13 gusht, ora 10:00. Kreu i subjektit politik, Adriatik Lapaj, depozitoi të hënë një tjetër ankimim, duke kundërshtuar vendimin e KAS që i dha mandatin e deputetes në qarkun Tiranë kandidates së parë në listën e mbyllur, Ana Dajko. Në ankimim, Lapaj pretendon se e ka fituar mandatin në zgjedhjet e 11 majit dhe kërkon që të njihet si fitues i listës së hapur me votat preferenciale të qytetarëve në qarkun e Tiranës. Gjithashtu kërkon mosnjohjen si të vlefshme të revokimit të dorëheqjeve më 15 dhe 17 korrik nga Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit dhe nga Kleana Xhuveli.  Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), venosi më 30 korrik që mandati i...