Lamtumirë mjeshtër Piro Milkani!

Lamtumirë mjeshtër Piro Milkani!

Piro Milkani, një nga kineastët e parë dhe më të njohur të kinematografisë shqiptare, mbylli sytë përgjithnjë të shtunën në mbrëmje në moshën 86-vjeçare.“Iku babai, shoku dhe kolegu im”, shkroi djali i tij, Eno Milkani, në një postim në rrjetet sociale ku njoftoi ndarjen nga jeta të të atit, i cili u përcoll këtë mesditë në banesën e fundit. Piro Milkani lindi më 9 dhjetor 1939 në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua në degën e operatorit.Karriera e tij në kinematografi përfshin regjinë...
Burimi: Diasporashqiptare.al