Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Lajmi që ‘tronditi’ rrjetin: A ka vdekur Kim Jong Un? Çfarë dihet për pretendimet e bujshme

Kim Jong Un ka vdekur nga një hemorragji e rëndë cerebrale? Ky lajm është i rremë dhe po përhapet në rrjetet sociale pa prova të besueshme. Gjatë orëve të fundit, në rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime se lideri i Koresë së Veriut ka ndërruar jetë. Sipas këtyre pretendimeve, ai kishte rënë në koma, ndërsa mjekë kinezë kishin ndërhyrë në përpjekje për ta shpëtuar. Po ashtu, është pretenduar se në Phenian janë dislokuar trupa ushtarake kineze. Megjithatë, këto informacione nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura. Pretendimet u përhapën nga Wanjun Xie, një disident kinez që jeton në Shtetet e Bashkuara. Në një postim në platformën X, ai pretendoi se Kim Jong Un kishte vdekur të dielën, pasi ishte goditur nga një hemorragji e rëndë cerebrale....