LAJM I FUNDIT/ Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

LAJM I FUNDIT/ Izraeli nis një valë të re sulmesh ndaj Iranit

Ushtria izraelite thotë se “vazhdon të godasë” objektivat ushtarake iraniane pasi kreu një valë sulmesh ndaj Iranit gjatë natës. Ndërkohë sapo ka reaguar edhe kreu i ri i Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, pasi paraardhësi i tij u vra në sulmet ajrore izraelite gjatë natës. Mohammad Pakpour thotë se Izraeli do të “vuajë një fat të hidhur dhe të dhimbshëm me pasoja të mëdha dhe shkatërruese”. Deklarata shton se Irani do të “hakmerret” për të vrarët në sulm dhe vazhdon duke thënë se Izraeli po “shkel sigurinë kombëtare dhe integritetin territorial” të vendit. Lajmi po përditësohet… Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv