“LA RREMË” nis me veprën e Mario Banushit, Saranda Bogujevci vlerëson rëndësinë e festivalit për teatrin bashkëkohor
Ministrja e Kulturës, Turizmit dhe Sportit, Saranda Bogujevci, ka vlerësuar nisjen e festivalit të teatrit “LA RREMË”, i cili hapi edicionin e tij mbrëmë në Prishtinë me shfaqjen “Taverna Mirësia – Mario, Bella, Anastasia” të regjisorit Mario Banushi. Përmes një postimi, Bogujevci e ka cilësuar festivalin si një hapësirë të re për teatrin bashkëkohor në kryeqytet, duke theksuar rëndësinë e tij për afrimin e publikut me krijimtarinë skenike vendore dhe ndërkombëtare. “Me emrin e Muharrem Qenës, një prej figurave të rëndësishme të teatrit tonë, ky festival i shton Prishtinës një hapësirë të re për teatrin bashkëkohor dhe takimin e publikut me krijimtarinë skenike vendore e ndërkombëtare”, ka shkruar Bogujevci. Festivali e nisi rrugëtimin me veprën e Mario Banushit, e cila trajton kujtimet, mungesën dhe lidhjet...
Burimi:
kultplus.com