“L♪7reni të pavarur Bankën e Shqipërisë”- Tabaku për paketën fiskale: Nuk kemi ndonjë lehtësim nga pikëpamja e faturës!
Në diskutimin për buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027, deputetja e PD-së ngriti shqetësime për burimet e rritjes, kostot për biznesin e vogël dhe mungesën e analizës së ndryshimeve tatimore. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, vuri në diskutim modelin ekonomik të qeverisë gjatë raportimit të Bankës së Shqipërisë në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave për buxhetin dhe Paketën Fiskale 2027. Ajo kundërshtoi përqendrimin e rritjes në pak sektorë dhe ndryshimet tatimore që, sipas saj, rëndojnë biznesin pa dhënë përgjigje për dobësimin e prodhimit dhe informalitetin. “Si e gjykoni ndryshimin e bazës së rritjes ekonomike dhe faktin që sot ajo është më e ngushtë dhe e fokusuar vetëm te ndërtimi?”, pyeti Tabaku. Duke sjellë shembullin e bujqësisë dhe fasonerisë, ajo ngriti shqetësimin se dobësimi i tyre...
Burimi:
javanews.al