Kuvendi/ Tensionet në seancë, mazhoranca rrëzon kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës!
Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e opozitës për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e sotme plenare. Kreu i PD-së, Sali Berisha propozoi ndryshimin e rendit të ditës, duke kërkuar debat për ish-kreun e SHISH, Vlora Hyseni. Pas fjalës së Berishës, kreu i Kuvendit kaloi në votimin e procesverbalit të punimeve të Kuvendit, që u miratua me 73 vota pro, ndërsa opozita, në shenjë proteste, nisi t’u binte tavolinave me duar. Në rendin e ditës së seancës së sotme plenare janë parashikuar dy interpelanca urgjente të kërkuara nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E para është parashikuar të zhvillohet me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, ndërsa e dyta me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro. Gjatë seancës pritet edhe shqyrtimi i projektligjit...
Burimi:
javanews.al