Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet në seancë plenare, nga angazhimi i FA në Gaza te dy interpelancat urgjente

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare ku do të diskutojë dhe shqyrtojë një sërë çështjesh, mes tyre dy interpelanca urgjente të kërkuara nga deputetët e Partisë Demokratike, si dhe projektligjin për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura shqiptare në operacionin ushtarak të Forcës Ndërkombëtare të Stabilitetit në Gaza. Seanca plenare nis në orën 10:00, ndërsa në fillim të saj do të miratohet procesverbali i mbledhjes së datës 17 shtator 2026, për t’u vijuar më pas me njoftimet. Në rendin e ditës janë parashikuar dy interpelanca urgjente. E para është me ministrin e Mjedisit, Sofjan Jaupaj, e kërkuar nga një grup deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Interpelanca e dytë është me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, po ashtu e kërkuar nga deputetë të opozitës. Një...