Kushtetuesja pritet të dalë me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

Kushtetuesja pritet të dalë me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

Foto ilustruese PRISHTINË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës pritet të sqarojë sot se si duhet vepruar për konstituimin e Kuvendit, pasi deputetët e zgjedhur të legjislaturës së nëntë dështuan 54 herë ta konstituojnë atë. Deputetët nuk arritën ta bëjnë këtë as brenda afatit 30-ditor të dhënë nga Kushtetuesja, i cili skadoi më 26 korrik. Muajin e kaluar, Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim apo veprim deri më 8 gusht në lidhje me themelimin e organit ligjvënës, derisa po shqyrton dy lëndë për këtë çështje. Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit. Gjatë 8 gushtit, udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje,...