No Image Available

Kush po e ndez Europën? Nga Tirana në Paris e Milano, protestat shpërthejnë njëra pas tjetrës – rastësi apo efekt domino?

Tirana, Parisi, Milano, Torino, Brukseli dhe qytete të tjera europiane po përballen me protesta, tensione dhe në disa raste përplasje të dhunshme. Në qendër të shumë prej këtyre lëvizjeve janë të rinjtë. Por përse kaq shumë protesta, përse pikërisht tani dhe përse në disa vende shfaqen skena kaq të ngjashme? Europa po kalon ditë të pazakonta. Në Francë, qindra mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë kundër kostos së jetesës dhe problemeve në arsimin publik. Protestat janë shoqëruar me dhunë, zjarrvënie, grabitje dhe përplasje të rënda me policinë. Në Itali, Milano është përfshirë nga skena të ngjashme. Të rinj, disa me fytyra të mbuluara, kanë sulmuar dyqane dhe janë përplasur me forcat e rendit. Tensione janë regjistruar edhe në Torino, Bolonjë dhe qytete të tjera. Në...