“Kush e ka Topin?”/ Lori Hoxha bën deklaratën e fortë: Topin e kam unë, madje më pëlqen ta kem

“Kush e ka Topin?”/ Lori Hoxha bën deklaratën e fortë: Topin e kam unë, madje më pëlqen ta kem

Top Channel ka shënuar 25-vjetorin e themelimit me një organizim ku morën pjesë rreth 600 profesionistë nga platformat e ndryshme të grupit mediatik, përfshirë Top News, radiot, DigitAlb dhe platformat digjitale. Në këtë ngjarje u rikthyen në vëmendje historiku i televizionit si dhe planet për të ardhmen e këtij grupi mediatik. Gjatë fjalës së saj para të pranishmëve, drejtuesja e televizionit, Lori Hoxha, u ndal te ecuria e kompanisë, investimet e kryera dhe synimet për zgjerim në tregun mediatik. Në fjalën e saj, ajo u shpreh: “Ja ku jemi. 25 vjet më vonë. Dhe, për ndonjë arsye që vazhdon t’i habisë disa, ne nuk po bëhemi më të vegjël. Po bëhemi më të mëdhenj. Në një kohë kur shumë njerëz kanë humbur besimin tek e...