“TANI JAM VETËM”, Brikena jep sinjalin e fortë për ndarjen nga Mateo
Brikena Selmani ka ngritur dyshime të forta se lidhja e saj me Mateo Borrin ka marrë fund. Këtë herë, sinjali ka ardhur përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku ajo ka kërkuar një person që të marrë përsipër kujdesin për qenushen që kishte marrë dhuratë nga fansat. Selmani ka shpjeguar se udhëtimet e shpeshta mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë, si dhe angazhimet në punë, nuk e lejojnë të kujdeset siç duhet për kafshën. Ajo ka zbuluar gjithashtu se tashmë jeton e vetme dhe nuk e ka familjen pranë. “Duke qenë se tani jam vetëm, nuk kam as familjen këtu, po e kam shumë të vështirë të kujdesem për të siç duhet”, ka shkruar ajo, duke shtuar se dëshiron që qenushja të ketë vëmendjen dhe përkujdesjen...
Burimi:
ntv.al