Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kush do jetë kreu i ardhshëm i BKH-së? Mbyllet faza vendimtare e përzgjedhjes!
Përfundon Faza e Intervistës në Procesin e Përzgjedhjes së Drejtorit të BKH-së. Pas zhvillimit të testit të poligrafit më datat 24 dhe 25 korrik, sot përfundoi edhe faza e intervistës për përzgjedhjen e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gazetarja Anila Hoxha raporton se intervistat nisën në orën 09:00, në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe zgjatën 45 minuta për secilin kandidat. Kjo fazë, e monitoruar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, u fokusua në vlerësimin e njohurive profesionale, aftësive drejtuese dhe qasjen e kandidatëve ndaj sfidave që lidhen me pozicionin e Drejtorit të BKH-së....