Kurti në SHBA: Aktgjykimi i Speciales përmban pasaktësi faktike e gabime ligjore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawler, me të cilin ka diskutuar për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka deklaruar se aktgjykimi përmban, sipas tij, “pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore”, duke shprehur pritjen që këto çështje të adresohen gjatë procedurës së apelit. Kurti ka theksuar gjithashtu se aktgjykimi nuk përfshiu pretendimet për trafikim organesh të paraqitura në raportin e Dick Martyt dhe se hodhi poshtë pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit. Sipas tij, gjetjet e tjera të aktgjykimit...
Burimi:
javanews.al