Kurti dhe Abdixhiku arrijnë marrëveshje për presidentin, dakordohen për Bekim Sejdiun
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kanë arritur marrëveshje për postin e presidentit të Kosovës. Të dy liderët janë pajtuar që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu. Abdixhiku ka bërë të ditur se takimet mes dy palëve kanë nisur më 9 korrik dhe kanë vazhduar me diskutime për stabilitetin institucional. Sipas Abdixhikut, bisedimet nuk kanë qenë të lehta, por palët kanë qenë të vendosura për të gjetur një zgjidhje dhe për t’i hapur rrugë funksionimit të institucioneve./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com