Kurti: Arrestimi i 5 spiunëve të BIA-s, sukses i AKI-së dhe Policisë

Kurti: Arrestimi i 5 spiunëve të BIA-s, sukses i AKI-së dhe Policisë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas arrestimit të pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), duke e cilësuar këtë si një sukses të rëndësishëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Policisë dhe Prokurorisë.Në një deklaratë të publikuar në rrjetet sociale, Kurti theksoi se gjatë pak më shumë se një viti janë arrestuar tre shtetas shqiptarë dhe dy serbë, të gjithë të dyshuar për përfshirje në aktivitete të inteligjencës serbe në territorin e Kosovës.“Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA) është rezultat i operacioneve të suksesshme...
Burimi: Diasporashqiptare.al