Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kur Ali Pashë Tepelena ndërtonte ujësjellësin e Kalasë së Gjirokastrës
Ali Pashai do të realizonte ujësjellësin e Kalasë së Gjirokastrës në vitet 1812-1813. Ai ishte i gjatë 12 km dhe nëpërmjet një arkitekture të veçantë, me ura dhe harqe, sillte ujë nga mali i Sopoti për të furnizuar kalanë Nga Blerim Kore Mbetjet e ujësjellësit të famshëm të Kalasë së Gjirokastrës, i cili nëpërmjet urave të gurta sillte ujin nga mali i Sopotit për të furnizuar kështjellën, vazhdojnë të tërheqin kërshërinë e vizitorëve të ndryshëm që mbërrijnë në qytetin e gurtë. Nga ujësjellësi i dikurshëm, i ndërtuar i gjithi me gur ka ngelur një urë e gurtë, në pjesën e sipërme të lagjes “Dunavat” si dhe disa fragmente muresh dhe harqesh, në zona të ndryshme të pjesës veriore të kalasë. Ujësjellësi i gurtë, i Kalasë...