Kulusevski zbulon dramën me dëmtimin: Duhej të bëja transplant gjuri, por thashë jo. Më shpëtoi doktori serb…

Kulusevski zbulon dramën me dëmtimin: Duhej të bëja transplant gjuri, por thashë jo. Më shpëtoi doktori serb…

12 Nëntor 2026 15:01 Alfred Lleshi Dejan Kulusevski rikthehet në kombëtaren suedeze pas dy vitesh mungesë, pasi ka lënë pas një dëmtim të rëndë të kërcit të gjurit, që e mbajti jashtë fushave për 526 ditë. Sulmuesi anësor i Tottenham është rikthyer në tetor, ndërsa tani është grumbulluar nga trajneri Graham Potter për ndeshjet vendimtare të Ligës së Kombeve ndaj Bosnjës dhe Polonisë. Në një rrëfim për periudhën e vështirë, ai zbuloi se pas dy ndërhyrjeve kirurgjikale të pasuksesshme iu propozua transplantimi i gjurit, që do ta mbante jashtë edhe për 18 muaj të tjerë. Ndihma e Zlatan Ibrahimovic dhe Ivan Perisic e orientoi drejt një specialisti në Serbi. “Bëhej fjalë për transplant gjuri. Do të zëvendësoja gjurin tim me atë të dikujt tjetër, por...