Shqipëria në alarm nga moti i keq, IGJEO zbulon qarqet më të rrezikuara: Priten përmbytje dhe vërshime lumenjsh
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme, me reshje të dendura shiu që do të prekin kryesisht veriun e vendit. Sipas parashikimit, të premten, më 13, reshjet pritet të jenë intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në këto zona ekziston rreziku i vërshimeve të shpejta të lumenjve të vegjël malorë, si dhe i rrëshqitjeve të dherave. Ndërkohë, në qarqet Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër parashikohen reshje mesatare deri lokalisht intensive, ndërsa në qarqet e tjera pritet të ketë reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. IGJEO paralajmëron gjithashtu për mundësi përmbytjesh të lokalizuara në zonat urbane të Shkodrës, Kukësit, Lezhës, Durrësit dhe Vlorës. Këto probleme mund të shfaqen në varësi të...
Burimi:
javanews.al